Një zjarr i cili është ndezur nga një i dyshuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, i ka shkaktuar dëme një personi, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të policisë, viktima e këtij rasti ka raportuar se një person i dyshuar kishte ndezur një zjarr dhe si pasojë e zjarrit i janë djegur disa trupa drunj dhe sistemi i ujitjes.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar kishte ndezur një zjarr dhe si pasojë e zjarrit i janë djegur disa trupa drunj dhe sistemi i ujitjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë Policia.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info