Mbeturinat e shumta vend e pa vend vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e Podujevës, shkruan Llapi.info
E grumbulli i tyre me kontejnerë të stërmbushur, qytetarët kanë hasur edhe në një pjesë të rrugës me mbeturina të hedhura. Gjendja e tillë nuk është shumë larg qytetit, përballë Spitalit të Podujevës.
Përveç kundërmimeve, tjetër problem për qytetarët janë edhe qentë endacakë të cilët sillen vërdallë mbeturinave.
Kujtojmë, edhe lagje tjera të fshatrave dhe qytetit ka pasur ankesa nga banorët për mbeturina, pasi që Komuna e Podujevës ka bërë planin e ri të mbledhjes së tyre./Llapi.info