Komuna e Podujevës ka ndërruar Flamurin Kombëtar që gjendej pranë pllakës përkujtimore për demostratat e para të shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore në Podujevë i cili ishte në gjendje jo të mirë, njofton Llapi.info.
Tani në vend të flamurit të vjetëruar e të copëtuar është vendosur një flamur i ri.
Llapi.info para disa ditëve kishte raportuar lidhur me gjendjen e këtij flamuri. Ndërsa, zyrtarët komunalë për Llapi.info kishin deklaruar se ky flamur ndërrohet shpesh mirëpo shkaku i cilësisë së dobët të materialit ai dëmtohet shpejt.
“Këtë flamur e kemi ndërruar disa herë mirëpo cilësia e materialit është e dobët dhe kjo është arsyeja pse tani ky flamur është në këtë gjendje.”- thanë ata ndër të tjera për Llapi.info.
Zyrtarët komunal , gjithashtu thanë se ky flamur do të ndërrohet së shpejti gjë që edhe e kanë bërë pasi që tani pranë pllakës përkujtimore valvitet një flamur i ri./Llapi.info