Analizat e ADN-së kanë vërtetuar autorësinë e përdhunimit dhe lënien shtatzënë të një 15 vjeçareje nga fqinji i saj 55 vjeç.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në tetor të vitit të shkuar në Pogradec.

Pas ngjarjes, Ligor Biba u arrestua nga policia, por në atë kohë mohoi akuzat dhe kërkoi analizat e ADN-së, raporton OraNews.

Pas disa muajsh, analiza zbuloi se autori është babai i foshnjës.

Vajza minorene jetonte në kushte të vështira ekonomike ndërsa prindërit bënë apel për dënimin e autorit.

Nga ana tjetër, familjarët e autorit asaj kohe hodhën poshtë të gjitha akuzat. Ata mohuan se Biba të kishte kryer atë veprim.

Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të mitur.