Policia e Kosovës ka sqaruar për opinionin se në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës nuk është e vërtetë që janë prezentë ushtria serbe mirëpo në këtë vend që një kohë është duke u xhiruar një film.
Rastin në fjalë e ka sqaruar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Atje tash e një javë është duke u xhiruar një film i Kosovës dhe se “policët serbë” janë aktorët që marrin pjesë në xhirim dhe se për këtë kanë marrë leje përkatëse nga autoritetet”, ka thënë Hoxha.
Kujtojmë, se Anëtari i Komisionit Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërorë, Florim Isufi përmes një statusi në Facebook postojë fotografi ku kishte shkruar se ka parë forca të ushtrisë serbe në fshatin Makoc në kryeqytet.
Por, në këtë rast Isufi doli të ketë huqje të madhe pasi që kjo me të vërtetën qëndrojnë shumë larg.
“Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc” kishte shkruar Isufi në Facebook