Një zyrtar policor ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të qenve endacak pasi ata i janë vërsulur.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të dielën.
Ndaj zyrtarit kanë nisur hetimet, njofton IPK
“Lidhur me rastin IPK-ja ka nisur hetimet lidhur me një rast të përdorimit të armës zyrtare nga një zytar policor. Rasti po hetohet edhe në koordinim me prokurorin e Shtetit. Për detaje do t’ju njoftojmë me kohë”, thanë nga IPK-ja.