Një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut.

Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet të ketë qenë aksidentale, nga pakujdesia e zyrtarit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.