Një polic është plagosur sot gjatë një aksioni për të kapur grabitësit e një bankomati në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se polici është plagosur në këmbë, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa zëdhënësi Agron Borovci, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se polici tashmë është liruar për në shtëpi pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.
I gjithë rasti ka ndodhur sot rreth orës 05:30 ku me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.