Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku mbeti i plagosur një zyrtar policor.

Polici i cili mbeti i plagosur në Fushë Kosovë është Misin Krasniqi – i cili thuhet se ishte kalimtar rasti dhe jashtë detyrës zyrtare.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjalit thuhet se polici u qëllua aksidentalisht gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’.

Polici po vazhdon të trajtohet në spital, thuhet se ai është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.