Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka vlerësuar se falë intervenimit të shpejt të policisë dhe bashkëpunimit të mirë me qytetarë kanë arritur t’a shpëtojnë jetën e 3 vjeçarit i cili sot kishe rënë në lumin “Llap”, përcjell Llapi.info.
“Falë intervenimit të shpejtë të zyrtarëve policor dhe bashkëpunimit të mirë me qytetar, bashkërisht kanë arrit ta nxjerrin nga lumi “Llap” fëmiun, dhe pasi iu ka ofruar ndihma e parë e shpejt fëmiu ka arrit të kthehet në jetë.”-thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia bënë të ditur se inicialet e fëmijës janë A.S dhe se nga pakujdesia kishe rënë në lumin “Llap” në afërsi tek lagjja e Fushalijve në Podujevë./Llapi.info