Podujeva, foto arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar, e më pas i ka liruar nëntë persona mbrëmë në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre është bërë për shkak se nuk i kanë respektuar masat e vendosura të Qeverisë për luftimin e pandemisë së koronavirusit. Arrestimi i tyre është bërë në tri raste të ndara.

“28.03.2020-21:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K pasi qe nuk i kishin zbatuar masat gjatë epidemisë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt”.

“Podujevë, 28.03.2020-21:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K pasi qe te njëjtit nuk kishin zbatuar masat gjatë epidemisë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedurë të rregullt”.

“28.03.2020-21:10. Janë arrestuar pesë te dyshuar meshkuj K pasi qe te njëjtit nuk kane respektuar masat gjatë epidemisë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Vendimi erdhi pasi në Kosovë është duke u rritur numri i të prekurve me koronavirus. Aktualisht në Kosovë të prekur me këtë virus janë 91 qytetarë./Llapi.info