Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje në Podujevë ka arrestuar dy persona që ishin në kërkim nga Policia, përcjell Llapi.info.

Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit, mashkull K/Shqiptar ,është arrestuar në fshatin Bradash në ora 15:10 dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit Lipjan.

Ndërsa, arrestimi i personit tjetër, mashkull K/Shqiptar, ka ndodhur në Podujevë në ora 17:40. I njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

Policia nuk ka treguar arsyet se pse këta persona ishin në kërkim nga Policia./Llapi.info