Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm.

Në rastin e parë, që ka ndodhur, më 16 janar 2025 rreth orës 19:50, policia ka arrestuar një të dyshuar në një lokal ku po zhvillohej veprimtari ilegale. Si prova materiale janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy llaptopë, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shumë prej 292 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në një tjetër rast që ka ndodhur po të njëjtën ditë, rreth orës 19:30, policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar për të njëjtën veprimtari ilegale. Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar katër aparate të lojërave dhe 1305 euro. Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar mbajtjen e të dyshuarit.

Policia e Kosovës ka theksuar se lufta kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm do të vazhdojë, ndërsa apelon te qytetarët që të raportojnë rastet e tilla.