Foto ilustrim

Policia e Kosovës pak pas mesnatës ka arrestuar dy persona të kërkuar në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. Pa dhënë detaje tjera, Policia thotë se të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

“Fsh. Peran, Podujevë, 27.04.2019 – 00:01. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

“Podujevë, 27.04.2019-00:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës./Llapi.info