Foto ilustrim

Dy persona të kërkuar janë arrestuar dje në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së.

“Podujevë 11.09.2019-09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje.

Përveç që është bërë e ditur se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar, Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur arsyen e vënies së prangave./Llapi.info