Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në 12 raste të vjedhjeve të biçikletave.
I dyshuari i arrestuar N.J. ka pranuar të ketë vjedhur 12 biçikletat në Gjakovë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit do të mbahet në ndalim policor.
Po ashtu, hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy persona të dyshuar si kryes të mundshëm të dy rasteve të grabitjes.
Personat e arrestuar të dyshuar për grabitje janë:
L. B. m/sh/k 19 vjeçar
Q. N. m/sh/k 17 vjeçar
Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po merr të gjitha masat e nevojshme për një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e përgjegjësisë dhe gjithashtu do të vazhdojë të luftojë dukuritë negative sipas autorizimeve të parapara me ligj.