Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, pasi që i njëjti më 29 maj kishte shkaktuar rrezik të përgjithshëm, raporton Llapi.info
Sipas PK-së, i njëjti është arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati kanë kryer vepër penale.
Gjatë arrestimit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
“Podujevë 29.05.2019-17:28. Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.06.2019 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati kanë kryer veprën penale. Nga i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info