CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Novobërdë sot pranoi informacion se një person në fshatin Bushincë, është duke ecur nëpër fshat, e që dyshohet se me vete posedon një armë.

Me të pranuar informacionin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin M.J. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Cervena Zastava, një karikator dhe 8 fishekë.

Me leje nga Prokurori i Shtetit është realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 12 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari, pas shoqërimit në stacionin policor në Novobërdë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’.