Policia e Kosovës në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës ka gjetur 26 bimë të mbjella substancë të dyshuar narkotike, transmeton Llapi.info.
Sipas Raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bimët e dyshuara narkotike ishin të llojit Kanabis-Sativa me gjatësi prej 1 deri 3 metra dhe ato janë gjetur në dy parcela pronë e të dyshuar mashkull K/Shqiptar.
Policia njofton se me vendim të prokurorit të gjitha bimët janë nxjerrë e janë shkatërruar në vendin e ngjarjes dhe rasti është nën hetime./Llapi.info