Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolle-bastisje tek një i dyshuar në fshatin Penuhë të Podujevës, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie pa leje, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fshati Penuh, Podujevë 20.3.2019 – 08:55. Gjatë kontrollimit-bastisjes të shtëpisë, tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i është gjetur dhe konfiskua një pushkë gjuetie dyshohet punim dore një tytoshe kal.12mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë./Llapi.info