Një shtëpi është bastisur dje rreth orës 11:00 në Komunë e Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacion policore, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një sprej AC.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Pa dhënë detaje tjera, PK e ka cilësuar rastin si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info