Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Podujevë, me ç’rast edhe ka arrestuar një person, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes janë gjetur disa armë, të cilat janë sekuestruar

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë bastisjes që është bërë në shtëpinë janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë e gjuetisë me dy fishek,  një pistoletë me tre fishek, një siliniciator, një tytë e pistoletës,  pesë pjesë druri të pushkës dhe disa pajisje për pastrimin e armëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar n procedurë të rregullt”, thotë Policia e Kosovës.

Rasti në Polici është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info