Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Podujevë është bastisur shtëpia e një të dyshuari, njofton Llapi.info.
Më këtë rast, siç ka deklaruar Policia, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me tre fishekë.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK-ja.
Bastisja ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa rastin PK e ka cilësuar si “posedim i paautorizuar i armës”./Llapi.info