Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorin e Inspekcionit vazhdojnë zbatimin e Planit Operativ për transport të rregullt, me qëllim të minimizimit të rreziqeve në trafik.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se aksioni i tillë do të jetë i përditshëm në pjesë të ndryshëm të qytetit.

“Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë zbatimin e Planit Operativ për transport të rregullt, ashtu që të minimizohen rreziqet në trafik.

Aksioni do të jetë i përditshëm, në pjesë të ndryshme të qytetit.

#rend #rregull #siguri”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.