Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar dje rreth orës 13:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info
Sipas njoftimit të PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës”, thuhet në njoftimin e sotëm të PK-së./Llapi.info