Numri i aksidenteve të komunikacionit ka vazhduar të jetë i lartë edhe në 24 orëshin e fundit.
Në këtë periudhë janë raportuar 34 aksidente, prej tyre 19 me të lënduar dhe 15 pa lëndime në njerëz.
Tutje, policia ka shqiptuar 1 mijë e 205 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.
Për 24 orë, janë arrestuar 17 persona, 4 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.