Një person është arrestuar dy herë brenda ditës dje në Pejë nga Policia e Kosovës.

Fillimisht ai u arrestua për kërcënimin që i bëri punëtorit të një lokali në Pejë. Me vendim të Prokurorit, pas marrjes në pyetje adoleshenti u lirua në procedurë të rregullt.

Por pas lirimit, ai kërcënoi edhe një person tjetër duke u arrestuar përsëri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i riu i arrestuar për dy kërcënime është Endrit Qavolli.

Pas kërcënimit të dytë, Qavolli është dërguar në paraburgim për 48 orë.