Policia e Kosovës ka thirrur sonte një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të mbahet në ora 19:30 në Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri.

Në këtë konferencë do të prezantohen detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

FTESË PËR MEDIA

Prishtinë, më 14 qershor 2024

Sot, më 14.06.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media.

Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media.

Datë:  14.06.2024

Vendi:   Objekti i Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri

Ora: 19:30

Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.