Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm ku mbeti i vdekur një person në Pejë, shkruan Insajderi.
Sipas Policisë, drejtuesi i veturës derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Poqestë, Pejë / 08.03.2024 – 18:11. Drejtuesi (i dyshuari) kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.