Policia e Stacionit të Podujevës në takimin që ka mbajtur dje në Kuvendin Komunal, ku ka prezantuar Raportin Vjetor të Stacionit Policor të Podujevës për vitin 2015, ka nderuar portalin informativ “Llapi.info” duke i ndarë Letër Falenderimi.
Në letrën falenderuese që Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, ka ndarë për portalin “Llapi.info” thuhet: “Dëshiroj të ju falënderoi dhe shprehi mirënjohje për bashkëpunim të mirë dhe korrekt në informimin e qytetarëve në raport me situatën e sigurisë në Komunën tonë. Mbresim me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen”.
Stacioni Policor i Podujevës është institucioni i parë që ndan mirënjohje për punën e portalit “Llapi.info”./Llapi.info