Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur një sasi të armatimit në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut.
Sipas PK-së informacione i kanë marrë nga qytetarët për dyshime se në atë lokacion ka gjetur armë.
“Gjatë kontrollit të realizuar në atë atë lokacion policia ka gjetur dhe konfiskuar: • 7 karikatorë me fishekë,• 1 tromblon, • si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon. Policia e Kosovës ka kontaktuar Prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës”, thuhet nga policia.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.