Numër i madh i taksistëve ilegal janë gjobitur sot nga Inspekcioni komunal i Prishtinës.
Mirëpo, përpos kryeqytetit, inspektorët përgjegjës kanë shqiptuar dënime edhe në komunën e Podujevës.
Gjobat që iu dhanë atyre ishte 100 euro si dhe u bë konfiskimi i targave.
“Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme (brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës), me kapacitet të shtuar edhe të Inspektorëve edhe të Policëve, si në pikat statike brenda lagjeve ashtu edhe nëpër stacione të autobusëve, deri në eliminimin e kësaj dukurie që po e rëndon dukshëm trafikun në Prishtinë”, thuhet në sqarim.