Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve.

Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë pa leje.

Një rast i tillë është zbuluar sot në fshatin Letanc të Podujevës, ku Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në një shtëpi.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri bashkë me një karikator dhe disa fishekë, për të cilat pronari nuk posedonte leje të lëshuar nga organet kompetente.

62-vjeçari është intervistuar nga organet e hetuesisë në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin, dënohet më gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7,500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.