Tri vajza nga Podujeva kanë lajmëruar në polici rastin e vdekjes së nënës së tyre, për të cilën kanë thënë se ka vdekur si pasojë e mos kujdesit.

Policia po e heton rastin e vdekjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.