Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur para pak minutave në rrugën Podujevë – Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhë saktësisht në Lupç.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se në aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”.