Mbrëmë kanë humbur jetë çifti Bekim dhe Shehide Tora në një aksident trafiku që ndodhu në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.

Policia ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin me fatalitet ku përveç çiftit të vdekur janë edhe dy femra tjera me lëndime që po trajtohen në QKUK.

Raporti i policisë:

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në raport.