Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Penuhë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, në këtë përplasje kanë qenë të përfshira dy vetura.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Penuhë të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Ahmeti./Llapi.info