Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, pikërisht në këtë vend në javët e fundit kanë ndodhur disa aksidente trafiku, në këtë rrugë, ku s’kanë përfunduar punimet edhe pas pesë vjetësh./Llapi.info