Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti i djegies së një banese në lagjen Ulpiana në Prishtinë ku mbeti e vdekur një vajzë katërvjeçare, njofton Klan Kosova.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës.
“Policia ka marrë informatën për një zjarr të ndodhur në një banesë në Ulpianë, në rrugën Hakif Zejnullahu. Policia bashkë me zjarrfikësit dhe shërbimet shëndetësore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
“Nga aty kanë marrë një fëmije të cilën e kanë dërguar për në QKUK. Ne ora 07:43 kemi marrë informatën se fëmija katërvjeç, femër, që ishte dërguar më herët për tretman mjekësore si pasojë e tymit nga zjarri në lagjen Ulpiana ka ndërruar jetë”.
“Nga informacionet e para dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e ngufatjes nga tymi për shkak të zjarrit”.
Policia po punon për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te kjo ngjarje.