Në fshatin Llapashticë të Podujevës sot rreth orës 12:00 janë kidnapuar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar Zyra e Policisë Rajonale të Prishtinës, të cilët thonë se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ata njoftojnë se momentalisht viktimat e rastit ndodhën në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë.
“Sot kemi pranuar informatën se dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur. Me të marrë informatën kemi dalë në vendin e ngjarjes. Viktimat e rastit aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë. Policia e stacionit te Podujevës në bashkëpunim me njësitet tjera policore po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre./indeksonline