Një person është plagosur me armë zjarri dje rreth orës 16:00 në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës për tretman mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Raportohet se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të pistoletës.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “vrasje në tentativë”./Llapi.info