Një rrahje ka ndodhur sonte në Hajvali të Prishtinës, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se është lënduar një person.
Sipas saj, personi nuk është lënduar nga arma e zjarrit por nga përleshja fizike që ka pasur me të dyshuarin.
Po ashtu, bëhet e ditur se Policia ka rritur të identifikojë të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.
“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij. Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha ndër të tjera Ahmeti.