Komandanti i Policisë në Stacionin Policor në Podujevë, Bikim Bislimi, ka konfirmuar për Llapi.info për të shtënat me armë përballë “Procredit Bank” në Podujevë.
“Në orët e hershme të mëngjesit, ka ndodh një incident në rrugën “Zahir Pajaziti” respektivisht është dëmtuar pas të shtënave me armë, dera e hyrjes “Procredit Bank”. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Kanë sekuestru disa gëzhoja si provë materiale” ka thënë Bislimi.
Tutje Bislimi shtoi se është intervistuar një person i dyshimtë, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
“Është identifikuar ndërkohë një person i dyshimtë është intervistuar. Me urdhër të prokurorit është ndalu për 48 orë. Sipas prokurorit rasti titullohet si përdorim i armës.” tha ai.
Më tej, Bislimi shtoi se nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar./Llapi.info