Gazeta Express ka raportuar për vdekjen e dyshimtë sot që ka ndodhur në lagjen “Velania” në Prishtinë, kur një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel të kësaj lagjeje
Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person të alivanosur në rr. “Xhamajli Berisha”. Kështu ka thënë Policia për Gazetën Express.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, thotë Policia.
Gjithashtu, u konfirmua se viktima është mashkull rreth 70 vjeç.
Aktualisht rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burime të Expressit bëjnë të ditur se personi në fjalë ka vdekur në një hotel të kësaj lagjeje. I njëjti burim thotë se ai ishte i shoqëruar me një femër, e cila pas vdekjes së 70-vjeçarit, ka ikur në drejtim të panjohur.