Një veturë është raportuar e vjedhur në fshatin Sekiraçë të Komunë së Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se në veturë kanë qenë edhe dokumente personale.

“Fsh. Sekiraqë, Podujevë 10.07.2021 ─ 12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas mesnate i është vjedhur vetura e tipit BMË me targa vendore, si dhe dokumentacioni i veturës dhe patentë shoferi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Vetura është vjedhur në ora 03:00, ndërsa e njëjta më vonë është parë në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, qytetari i cili ka raportuar këtë vjedhje, Koti Statovci.

“Njerëz të mirë, ky kerr është i shokut tim edhe u vjedh sot në orët e mëngjesit në 03:00 në Podujevë. Ndërsa për herë të fundit është pa në rrugën Llazarevë – Prishtinë, sot në ora 03:30. Vërejtje: vetura ka poseduar tabelat e reja 01-808-PO dhe një detaj, shofer-shajmen e ka të krisur vetura”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujevë ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda./Llapi.info

Hajnat vjedhin veturën “BMW” në Podujevë