Një person dyshohet se është vrarë sot në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se 37 vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë.

Hashani tha se ekipa nga emergjenca e spitalit të Gjilanit ka konstatuar se viktima është pa shenja jete

“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ‘Mërgimtarët e Gjilanit’ në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka deklaruar ai.