Foto ilustrim

Ditën e martë, polica ka njoftuar se në një kafiteri të Podujevës janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, njofton Llapi.info.

Lidhur me këtë rast, PK njofton se gjatë ditës së djeshme është bastisur prona e të dyshuarit ku edhe është gjetur dhe konfiskuar një revole pa fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kujtojmë, se më 22 maj (e martë) gjatë të shtënave me armë në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Nuk është raportuar për të dyshuar dhe të arrestuar./Llapi.info