Një 65-vjeçar është arrestuar të enjten në mbrëmje në Bardhosh të Prishtinës, nën dyshimin për tentimvrasje.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë për këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar mashkull 65 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.