Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se ne këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi-bus, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Llapi.info e a konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet: