Një person raportohet se ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke dhënë detaje se viktima është 35 vjeçare.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.
Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.